Foto: Ilustrim

Ferizaj, arrestohet për kanosje të policëve në seancë gjyqësore dhe jashtë Gjykatës

Policia e Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 10:20 ka marrë një informacion për një rast të kanosjes.

Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët me autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt i ka nisur hetimet.

Personi me inicialet A.A (M/K) i moshës 39-vjeçar, gjatë seancës gjyqësore për një rast të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë që kishte ndodhur më 6.10.2019, ka kanosur zyrtarët policorë si të dëmtuar në këtë seancë.

Kanosja ka vazhduar edhe jashtë objektit të Gjykatës së Ferizajt, ku sërish i kishte kanosur dy zyrtarët policorë, duke tentuar edhe t’i sulmojë.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, me vendim të prokurorit, I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.