Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizaj, arrestohet pasi sulmon një grua dhe zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar në Ferizaj për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti fillimisht ka sulmuar një grua e më pas ka lënduar edhe zyrtarin policor.

Viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.