
Ilustrim
Ferizaj, arrestohet pasi gjuajti me armë në një vilë
04.6.2023 - 09:52
Një person është arrestuar në fshatin Jezerc të Ferizajt pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë qëndrimit në një vilë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë ‘Zastava’ dhe tetë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45 në Jezerc të Ferizajt.