Ilustrim, Foto: Ilustrim

Ferizaj, arrestohet pas publikimit të videos duke gjuajtur me armë

Policia në Ferizaj ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit E.G., 19-vjeçar dhe ka konfiskuar një armë AK-47, një karikator të zbrazët dhe një bajonetë.

Bastisja ka ndodhur dje në fshatin Greme të Ferizajt pas publikimit të një videoje ku shihet një person duke gjuajtur me armë.

Zyra për informim e Policisë në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar kurse rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.