Ilustrim.

Ferizaj, arrestohet një person pasi rrahu rëndë tre fëmijët e tij

Një person është arrestuar pasditen e së mërkures në Ferizaj, pasi që kishte rrahur rëndë tre fëmijët e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur personi i dyshuar me inicialet M.G., 51-vjeçar, pas një mosmarrëveshje ka rrahur djalin e tij 24-vjeçar dhe dy vajzat të moshave 23 dhe 21-vjeçare.

I dyshuari, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës,   me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa tre fëmijët e tij për shkak të lëndimeve trupore janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.