Shirit i Policisë Foto: REL/AP

Ferizaj, arrestohet një grua, dyshohet për ushtrim të dhunës ndaj fëmijëve të saj të mitur

Në Ferizaj është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20.

Dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore.