Ferizaj, arrestohet një burrë pasi rrahu një punëtore në fabrikën e qeramikës

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një punëtore në një fabrikë të qeramikës në fshatin Dardani të Ferizajt.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, hetuesit policor nga stacioni policor në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe me datën 07.07.2022 rreth orës 20:00 kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim trupor”.