Foto: Ilustrim

Ferizaj – Arrestohet një 27 vjeçar i dyshuar për grabitje, i dënuar me 6 muaj burg

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar V. D., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Sipas tyre, arrestimi ka ndodhur në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar.

V. D. është i dënuar me burgim prej gjashtë muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.

Kërkimi i këtij personi është bërë në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.