ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Ferizaj, arrestohet i kërkuari për grabitje

Policia e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim.

29-vjeçari M.S. dyshohet për grabitje.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej dy (2) vitesh”, thuhet në komunikatën e Policisë së Ferizajt.