Foto: Ilustrim

Ferizaj, arrestohet i dyshuari që ia vodhi zinxhirin nga qafa një gruaje

Hetuesit e stacionit policor të  Ferizajt kanë arrestuar sot 27-vjeçarin, F.A., i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt.

Me këtë rast, i dyshuari,  me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një personi të gjinisë femërore dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të prokurorit,  i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.