Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Ferizaj - Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt pasi që dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur-vajzë, kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00.