Ilustrim

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje

Policia ka arrestuar burrë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Ferizaj.

Sipas Policisë rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2022, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.