Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Ferizaj - Arrestohet i dyshuari për grabitje, i njëjti kërkohej nga Gjykata e Gjilanit

 

L. S. 26 vjeçar është arrestuar në Ferizaj si i dyshuar për grabitje.

Policia ka njoftuar L. S. dyshohet për disa raste të grabitjeve.

“Me datë 04.03.2020, në Ferizaj Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve ,kanë arritur që të identifikojnë personin L.S. 26 vjeçar si i dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt gjatë këtij viti”, ka njoftuar Policia.

“Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës. Pas intervistimit, në bazë të urdhër arrestit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit me burg prej 1 viti për vepra të njëjta penale të kryera më herët”, njofton policia e Ferizajt.