Ilustrim

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për disa vjedhje

Një person është arrestuar dje nga forcat e rendit në Ferizaj.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se në vazhdimësi kishte kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.