Ferizaj, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj prindit të tij

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij.

Personi me inicialet R.R i moshës 37-vjeçare, dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij.

I dyshuari pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të Prokurorisë në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00 dhe policia me të marrë informacionin ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.