Ilustrim
Ferizaj, arrestohet i dënuari me burg për dy raste të vjedhjeve të rënda
06.6.2022 - 23:14
Policia e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar një 20-vjeçar, i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës së Ferizajt, pasi ishte dënuar me burgim për dy raste të vjedhjeve të rënda.
I dyshuari B.A. është arrestuar rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës së Ferizajt për dy vepra penale – vjedhje e rëndë, me dënim burgimi, njëri prej një viti dhe tjetra prej gjashtë muajsh, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.