FOTO ILUSTRIM

Ferizaj, arrestohet gruaja e cila sulmoi vëllanë me mjet të mprehtë

Një grua në Ferizaj është arrestuar nga policia pak para mesnate pasi që e njëjta ka sulmuar vëllanë e saj.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, ku e dyshuara pas një zënke kishte sulmuar me një mjet të mprehtë vëllanë e saj.

Si pasojë e këtij sulmi viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.