Ilustrim

Ferizaj, arrestohen të dyshuarit e dehur se sulmuan një person

Katër persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas policisë, të dyshuarit në gjendje të dehur kanë sulmuar një person tjetër, me ç’rast ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Tutje policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më urdhër të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnate.