Ilustrim

Ferizaj, arrestohen për fajde dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – Fajde në janar të vitit 2021. Viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11,000 euro për një shumë të caktuar të të hollave.

“Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Të dyshuar janë arrestuar sot,rreth orës 12:30.