Sulm/ Ilustrim

Ferizaj - Arrestohen pasi sulmuan një person në vendin e punës

Një incident ka ndodhur dje në Ferizaj, ku janë arrestuar dy persona.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në vendin e punës.

Tutje thuhet se rasti ka ndodhur në ora 00:30 dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.