Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, arrestohen dy të kërkuar për therje me thikë të një qytetari

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar personat me inicialet I.M, 30 vjeç dhe SH.L, 25 vjeç.

Në raportin e Policisë thuhet se të dy personat ishin të kërkuar për veprën – lëndim i rëndë trupor therje me thikë, që ka ndodhur të dielën në një rrugë të Ferizajt.

Si pasojë, lëndime të rënda turpore kishte pësuar një person i moshës 38-vjeçare, i cili po trajtohet në QKUK, ndërsa po atë natë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari A.D, 25-vjeçar.

Gjatë bastisjes së sotme, Policia tek i dyshuari SH.L ka gjetur një armë zjarri dhe një karikator me 13 fishekë, të cilat janë konfiskuar,

Me vendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria e Ferizajt, dy të dyshuarit I.M. dhe Sh.L. dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të arrestuarit të parë A.D., nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata e Ferizajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Tutje sipas Policisë, rasti mbetet për procedim të mëtejmë hetimor, ngaqë janë edhe dy persona të tjerë të dyshuar, e që janë në arrati.