Substancat narkotike të konfiskuara nga Policia e Kosovës- Foto: Policia e Kosovës

Ferizaj, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve, konfiskohen edhe dy shpata

Dje rreth orës 18:00 në Ferizaj janë arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 65 gram substances narkotike e llojit heroinë, para të gatshme, tre telefona mobil, një veturë, pesë USB, dy shpata dhe një peshore digjitale.

Sipas raportit policor me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.