Ilustrim

Ferizaj, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve dhe armëve të ftohta

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj.

Te të njëjtit janë gjetur 17.87 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, katër telefona mobil dhe dy thika.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje.