Njesia K9. Foto ilustrim

Ferizaj, alarm i rrejshëm për bombë në një lokal

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 10.08.2024 ka pranuar një informatë se në një lokal nate është vendosur mjet shpërthyes – bombë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe K-9 të cilët kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Lidhur me ratin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, rasti vazhdon të hetohet.