Ferizaj, aksion i Doganës në barnatore, sekuestrohen medikamente të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar barna të padeklaruara në Ferizaj.

Sipas njoftimit, sasia e mallrave të konfiskuara është 479 pako.

Ndërsa thuhet se barnat janë me origjinë nga vende të ndryshme të botës.

Dogana tutje ka njoftuar se kontrolli është kryer në dy barnatore të qytetit.