Foto: PK
Ferizaj, 65-vjeçarit iu gjetën një pushkë gjysmëautomatike dhe 20 fishekë
Policia e Kosovës njofton se stacioni policor në Ferizaj ka pranuar informacion se një person në fshatin Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri.
Sipas Policisë, të njëjtit pasi i është kontrolluar shtëpia i janë gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë.
“Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.
Policia njofton se i dyshuari është njoftuar nga familjarët e tij që të paraqitet në stacion, pasi sipas Policisë, i njëjti nuk ishte në shtëpi.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore”, thekson komunikata.