Ferizaj, 50 vjeçari arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar të hënën në mbrëmje, një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion, se në rr. ‘‘Vezir Jashari ’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje

N.E dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës 44 vjeçare L.N e cila ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në njoftimin e Policisë.