Ferizaj: 5 mësues të një shkolle rezultojnë pozitivë me COVID-19

Pesë mësimdhënës të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shkolle, Basri Hasani.

Hasani përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkolla tashmë do të kalojë në skenarin C të mësimit online si dhe ka kërkuar nga prindërit që të komunikojnë vendimin tek fëmijët, sipas tij me maturi.

Postimi i plotë:

Njoftim:

Të nderuar mësimdhënes, prindër te dashur  nxënës ,ju njoftoj se sipas rezultateve për mësimdhënësit e SHFMU“Tefik Çanga”-Ferizaj të testuar për SARS CoV-2 në IKSHPK më datë 27.09.2020,   5 mësimdhënes  kanë rezultuar Pozitiv me COVID -19!

Duke u bazuar në këtë shkolla kalon nga skenari A në skenari C- mësim online.

Mësimdhënësve ju dëshirojmë sa më shpejt ta kalojnë këtë sfidë, kërkojmë nga prindërit të komunikojnë vendimin me maturi tek fëmijet e tyre!

Për detaje të tjera nxënesit do të njoftohen përmes kujdestarëve/mësimdhënësve të tyre.

 Sinqerisht

 Drejtori i shkolles : Basri Hasani