Ilustrim

Ferizaj, 4 persona arrestohen për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dje në Ferizaj, nën dyshimin se kanë bërëo organizim të skemave piramidale.

Sipas policisë gjatë kontrollit të një lokali, ku dyshohet se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme, janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një laptop, tre TV, dy monitorë kompjuteri, një printer, disa tiketa tjera dhe një shumë parash 226.20€.

Policia thotë se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.