Ferizaj, 2 të vdekur sot nga COVID-19

Spitali i Ferizajt sot i ka regjistruar edhe dy vdekja nga coronavirusi i ri.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Ai tha se edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike.

20 të tjerë janë më oksigjeno- terapi dhe gjashtë pacientë sot janë liruar për në shtëpi pasi që gjendja e tyre ishte e mirë.

“Sot ka qenë ditë e ngarkuar. Dy kanë vdekur nga COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë”, konfirmoi Zeqiri.

Nga rezultatet e publikuara sot nga IKShPK bëhet e ditur se sot janë regjistruar dy raste pozitive në Ferizaj.