Ferizaj, 2 shkolla me mësim nga distanca

Në Komunën e Ferizajt dy shkolla aktualisht janë duke punuar me skenar C apo mësim nga distanca.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Llabjani.

“Në Ferizaj aktualisht janë dy shkolla që kanë kaluar në skenar C, por që pritet sipas planeve që të hënën të fillojnë me skenar A, shkollat e tjera janë me skenaret e tjera”, bëri të ditur ai më tej.

Ditëve të fundit edhe në Prishtinë disa shkolla kanë kaluar në skenarin C për shkak të infektimeve të mësimdhënësve dhe nxënësve me COVID-19.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për numrin e mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar gjatë gjysmëvjetorit të dytë, por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës ka filluar më 18 janar me planin e njëjtë siç kishte filluar gjysmëvjetori i parë. Pra, me tre skenarë të cilët ishin përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme