Ferizaj, 16 vjeçari vdes në aksident trafiku

Një 16 vjeçar ka vdekur në aksident trafiku në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosalë.

Sipas Policisë  për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë si lëvizjes dhe kushteve të rrugës, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:10 dhe me vendim të të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.