Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, 152 aksidente dhe 4 mijë gjoba në tetor

Vetëm brenda muajit tetor në rajonin e Ferizajt janë regjistruar 152 aksidente të trafikut dhe janë shqiptuar gjithsej 3 mijë e 936 gjoba.

Në këto aksidente një person ka vdekur dhe 101 të tjerë janë lënduar.

Policia e Ferizajt ka njoftuar shkeljet që janë bërë në komunikacion dhe cilat kanë qenë arsyet e shqiptimit të 3 mijë e 936 gjobave.

  • Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar – 480 gjoba
  • Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar – 36 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer – 80 gjoba
  • Kalimi i afatit të regjistrimit – 147 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër – 105 gjoba
  • Mospërdorimi i rripit të sigurisë – 412 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 973 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor – 1,703 gjoba

Policia ka njoftuar se janë bërë dhe 36 heqje të patentë-shoferit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.