ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, 13 veta në pranga për organizim të lojërave të fatit

13 persona janë arrestuar nga policisë për organizim të bixhozit të paligjshëm në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuari janë arrestuar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi është bërë gjatë bastisjes në dy lokacione në Ferizaj.

Gjatë kontrollit nga njësitet policore, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e  parave, 46 mijë e 521 euro,1 mijë e 250 franga zvicerane, dhe 1 mijë e 400 lekë të Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervisitmit, njëri na të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.