Foto: Ilustrim

Ferizaj, 13 të arrestuar për bixhoz

Policia e Kosovës i ka arrestuar 13 persona në Ferizaj nën dyshimin për bixhoz. Të gjitha lojërat e fatit janë shpallur të jashtëligjshme në Kosovë që nga viti i kaluar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj, me 11 maj rreth orës 22:55.

Sipas PK-së, të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz ndërsa jësiti policor ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetona bixhozi.

Të dyshuarit më pas janë dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin  janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime nga njësitë relavante policore.