Fëmijët në Shipol të Mitrovicës do të bëhen me çerdhe të re

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e çerdhës publike në këtë komunë me Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

“Kisha kënaqësinë që më ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, të nënshkruaj marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e çerdhës publike në Shipol të Mitrovicës në vlerë prej 300 mijë euro”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Realizimi i këtij projekti do të kushtojë 300 mijë euro, Komuna e Mitrovicës do t’i ndajë 200 mijë euro.

Do të ndërtohet një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme, duke arritur t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e banorëve të Shipolit, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim

Bahtiri, ka faleminderuar ministren për mbështetjen e dhënë.