Cerdhja "Ardhmeria" ne Han te Elezit, foto:Gentiana Ahmeti KALLXO.com

Fëmijët në Han të Elezit tani kanë çerdhe publike

Fëmijët e komunës së Hanit të Elezit nga fillimi i këtij viti kanë çerdhen e tyre. Në muajin gusht të vitit 2020, KALLXO.com kishte publikuar hulumtimin për problemet e kësaj komune dhe mungesën e një çerdheje publike.

Gjashtë muaj pas publikimit të hulumtimit, Komuna e Hanit të Elezit më 11 janar të vitit 2021 ka publikuar fotografi nga fillimi i punës në këtë çerdhe.

Fillimi i punës së çerdhes në Han të Elezit, Foto: Komuna e Hanit të Elezit, Facebook

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në zgjedhjet e vitit 2017 kishte premtuar që do të ndërtojë çerdhen. Premtimi ishte mbajtur, ajo ishte ndërtuar, por çerdhja nuk ishte funksionalizuar.

“Sivjet është marrë vendimi i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit për hapjen e çerdhes dhe jemi në procedura të konkursit, para një muaji veçse e kemi bërë publike”, kishte sqaruar Suma.

Komuna e Hanit të Elezit tani ka një çerdhe funksionale publike.