Vushtrria

Fëmijët e porsalindur në Vushtrri do të përfitojnë nga 120 euro

Të gjitha foshnjet që lindin në Vushtrri do të ju ndahen nga 120 euro nga Komuna. Kjo pasi që, Kuvendi Komunal i këtij qyteti ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për të gjithë fëmijët që lindin këtë vit në Vushtrri.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Kuvendi i Komunës me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120€ për fëmijët e prosalindur (përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020)”, ka bërë të ditur Tahiri.

Ai ka treguar edhe për formën e aplikimit për përfitimin e subvencionit.

“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në ëeb faqen e Komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të Komunës”, ka shtuar më tej Tahiri.