Drenas

Foto: Denis Sllovinja / Kallxo.com

Fëmijët dërgojnë në hekurishte një mjet shpërthyes

Disa fëmijë në fshatin Fushticë e Epërme e Drenasit, kanë dërguar në hekurishte një mjet shpërthyes së bashku me disa materiale të tjera metali.

Mjetin shpërthyes e ka vërejtur pronari i hekurishtes, i cili më pas menjëherë e ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësiti i KFOR-it dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, të cilat mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.