Ilustrim

Fëmija në Podujevë njofton nënën e tij se njerka po e keqtrajton

Gjatë ditës së djeshme, policia në Podujevë ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të fëmijës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, një grua ka njoftuar se pasi kishte marrë djalin e saj nga vizita te ish bashkëshorti, djali e ka njoftuar se njerka e tij e kishte keqtrajtuar.

Viktima është intervistuar nga punonjësi social, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.