Fëmija e plagos aksidentalisht babain me pushkë ajrore

Në fshatin Livoq të Ultë të Gjilanit ka ndodhur në incident me armë që ka lënë të plagosur një person.

Sipas Policisë së Kosovës derisa një person ishte duke e pastruar armën e tij, nga pakujdesia dyshohet qe fëmiju i tij që kishte qenë afër, ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.

Personi i plaguar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa sipas Policisë së Kosovës arma ka qenë pushkë ajrore, për të cilët nuk ka pasur leje.

Arma është sekuestruar nga Policia e Kosovës ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.