Fëmija 2-vjeçar bie nga dritarja e restorantit në Prizren, dërgohet në QKUK

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi ka rënë nga dritarja e një restoranti në Prizren.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Fëmija është duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda. Rasti është duke u hetuar si aksidental dhe njësitet janë duke u marrë me këtë çështje”, tha Gashi.

Ai shtoi se incidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 20:50.