Ymer Fejzullahu - Kryetar i bordit të ZRrE-së - Foto: Kallxo.com

Fejzullahu: Qytetarët në veri mund të zgjedhin edhe furnizues të tjerë përveç ‘Drustvo Elektrosever’

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka thënë se qytetarët në komunat veriore mund të zgjedhin nëse duan të furnizohen nga furnizues të tjerë të energjisë elektrike.

Sipas Fejzullahut ata mund të zgjedhin në mes të tetë furnizuesve të tjerë e po ashtu edhe nga furnizuesit që janë në Shqipëri.

“‘Drustvo Elektrosever’ ka të drejt t’i furnizojnë vetëm katër komuna veriore Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore. Në bazë të kësaj licence ata nuk kanë të drejt me i furnizu komuna e tjera. Gjitha konsumatorët e Kosovës kanë të drejtë dhe janë edhe më shumë se 8 furnizues të tjerë të licencuar nga ana e ZRrE-së. Pa dyshim edhe konsumatorët në veri, ligjërisht, mund të zgjedhin cilindo prej këtyre furnizuesve duke përfshirë edhe KESCO-n”, tha Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut ata mund të zgjedhin në mes të tetë furnizuesve të tjerë e po ashtu edhe nga furnizuesit që janë në Shqipëri.

“Sidomos pas dhjetorit të vitit të kaluar ku gjithë furnizuesit edhe në Shqipëri kanë të drejtë të furnizojnë edhe konsumatorët e Kosovës me energji elektrike. Nëse ata (qytetarët) gjejnë furnizues me çmime më të favorshme se sa ato që i përcakton rregullatori mund të zgjedhin”, ka shtuar ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka licencuar kompaninë serbe ‘Drustvo Elektrosever’ për furnizim me energji elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 5 vitet e ardhshme.

Kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga bordi i ZRrE-së.

Kryesuesi bordit të Zyrës së Rregullatorit, Ymer Fejzullahu, tha se kjo kompani do të furnizojë katër komuna në veri të vendit.

Kompania “Drustvo Elektrosever” që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për licencim, ndërsa deri më sot nuk është pajisur me licencë për shkak se dhënia e licencës varej nga përputhshmëria me marrëveshjen e Brukselit.

Regjistrimi dhe licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë. Palët kishin arritur marrëveshje 15 pikëshe më 19 prill të vitit 2013.

ZRrE i jep licencë 5 vjeçare kompanisë serbe ‘Drustvo Elektrosever’ për operim në veri të vendit