Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Federata Sindikale e Shëndetësisë: Jemi lodhur me premtime, po na shtyni në veprime radikale
Federata Sindikale e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagesën e shtesave për punonjësit shëndetësor.
Në këtë komunikatë thuhet se qeveria ka neglizhuar këtë çështje.
“Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjërë sindikaliste”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Federata Sindikale ka shkruar se janë lodhur me premtimet dhe neglizhencën politika të strukturave menaxheriale të përmendura më lartë.
Sipas tyre, me mosveprimet është duke ‘shtyrë’ në lëshimin e përgjegjësive profesionale.
“Nëse edhe një pacient vdes për shkak të veprimeve sindikale në të cilat do futemi të shtyrë nga ju “qeveritarë të nderuar” përgjegjësia është e juaja”, thuhet në reagim.
Ndërsa në fund, Federata e Shëndetësisë ka thënë se të gjithë punëtorët e sistemit shëndetësor janë në vijën e parë të fronit ‘kurse ju, ka disa muaj neglizhoni, ofendoni, inskenoni se a do të jepni lëmoshë a jo për punonjësit e këtij sistemi’.