Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Prindon Sadriut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar pas deklaratave nga bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osman, Prindon Sadriu për gazetarët.

Sipas AGK-së, EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter, i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.

“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.

Dje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Kosovës ndaj mediave, që i kishte cilësuar si ‘gazetarët e parapolitikës’.

Por, dje, Prindon Sadriu ka shkruar sërish në lidhje me gazetarët. Ai tha se ka pasur dhe do të ketë respekt dhe mirënjohje për punën e mediave dhe gazetarëve.

AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve