Federata Europiane e Gazetarëve i reagon Vetëvendosjes për hapjen e TVV-së

Federata  Europiane e Gazetarëve ka reaguar pas hapjes së kanalit online televiziv nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo organizatë e ka quajtur kanalin e LVV-së propagandë.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e EFJ-së.

Dje gjatë ditës, partia Lëvizja Vetëvendosje publikoi një intervistë me nënkryetarin, Besnik Bislimi nën logon TVV.

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

www.kallxo.com