Fauci: Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni nevojë për maskë në ambientet e hapura

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maska ​​jashtë, raporton CNN.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskë në ambientet e jashtme. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë. Do të ishte një situatë krejt e pazakontë, nëse do të shkonit në një turmë me njerëz ku ata qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit, të mos mbanit maskë. Por në çdo situatë tjetër, nëse jeni të vaksinuar, atëherë ju nuk keni pse ta vendosni maskën”, u shpreh Fauci.

Qeveria amerikane shpreson se brenda ditës së Pavarësisë, që festohet në 4 korrik, rreth 70% të amerikanëve të rritur të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës.