Faton Peci: Veprimi i PSD-së i neveritshëm

Shefi i kabinetit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Faton Peci e ka quajtur të neveritshëm veprimin e sotëm të Partisë Socialdemokrate para Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo parti nuk e kap as pragun dhe po përpiqet të tërheq opozitën me këto veprime, kurse sa i përket veturës së Presidencës ai tha se Vjosa Osmani nuk përdor fare një të tillë.

“Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën. Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës”, ka thënë Peci.

Tutje Peci ka shtuar se këto veprime janë shkak i defaktorizimit të kësaj partie dhe që nuk ka guxim të marr pjesë në zgjedhje.

“Ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni billborde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!”, ka shtuar tutje Peci.

PSD e quan nëndegë të LVV-së Presidencën