Faton Hajrizi varroset në vendin e lindjes
Ka përfunduar varrimi i Faton Hajrizit në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
Ai u varros në vendin e tij të lindjes nga familjarët e tij.
Varrimi filloi në ora 14:00 më 11.08.2024.
Familjarë e qytetarë të shumtë u mblodhën tek varrezat e fshatit Klinë e Ulët për varrim.
Gjatë procedurës së varrimit u mbajt edhe një fjalim nga familjarja e Faton Hajrizit, Emine Imeri.
Imeri gjatë fjalimit u përcjell me thirrjet “lavdi Fatonit” dhe “UÇK” nga të pranishmit.
“Dada Shehri, nga sot e tutje do të jesh edhe nëna e të gjithë neve” – deklaroi Imeri.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit është transportuar nga Serbia në Kosovë më 09.08.2024.
Hajrizi dyshohet se u vra në Serbi një ditë pas një incidenti gjatë të cilit ishte vrarë një polic serb dhe ishte plagosur një tjetër.
Ai ishte arratisur nga burgu në Kosovë më 06.07.2024, ku po vuante një dënim me burgim.