Faton Bislimi: Qeveria nuk ka hezituar t’i dalë përballë Kuvendit

Në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës lidhur me punën e Kuvendit gjatë këtij viti si dhe përballjen e tij në dialogun me Serbinë, deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, theksoi që Qeveria nuk ka hezituar t’i dalë përballë Kuvendit.

“Ky kuvend dhe kjo Qeveri nuk ka hezituar t’i dalë përballë Kuvendit, nëse kanë marrë deputetët përgjigje në pyetjet që janë bërë ndaj një ministri apo kryeministrit varet nga mënyra e interpretimit të përgjigjes që kanë marrë”, tha Bislimi.

Bislimi tutje shtoi se barra për dialogun me Serbinë u bie të gjitha institucioneve.

“Përgjegjësinë qeverisëse e mbajnë ata që qeverisin, ne jemi aty për të mbikëqyrur rolin e qeverisë në çdo fushë. Nesër mund ta kemi një tjetër parti në qeveri, mirëpo roli permanent i legjislaturës së Kosovës është që të hartojë ligje jashtë të cilave nuk do duhej të dilte asnjë qeveri”, tha Bislimi.

Bislimi po ashtu shtroi nevojën për formimin e një komisioni të veçantë për procesin e dialogut, ku do përfaqësoheshin të gjitha grupet parlamentare.

Raport i KDI-së, temat dhe sfidat më të mëdha të kuvendit gjatë këtij viti